Lojtari i Teutës, Sherif Kallaku ka dhënë mendimin e tij për fitoren 1-0 ndaj Kukësit.

“Pjesa e parë nuk ishte pjesa jonë më e mirë, Kukësi na vuri shumë në vështirësi, bën një lojë shumë të mirë, por i lumtur se fati ishte me ne kjo për shkak të penalltisë së humbur. Jam i lumtur se për shkak të këtyre pozitave ose trysnisë së pikëve arritëm të merrnim një 3 pikësh mjaft me vlerë se Kukësin e kemi rival.

Sot ne vendosëm të luanim me 4 sepse mungonte Jazxhi dhe Goxha, pak rëndësi ka skema. Ne lëshuam terren me Erzenin, ndërsa sot patëm raste dhe u çliruam, sduhet të mbajmë mendjen vetëm te pikët se ndryshe nuk arrijmë rezultatin. E kam thënë, Tirana ka synim titullin kampion, ndërsa këtu djemtë janë të rinj dhe ndjehem si në shtëpi, dhe bëj më të mirën time duke u munduar të inkurajoj djemtë dhe të jem i karikuar për ndeshjet e radhës”, u shpreh Kallaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb