Nga Zonja Katerina
Përbërësit

8 kallamarë, 500 gr spinaq, 1 tufë koper, 1tufë majdanoz, 2-3 lugë oriz, 1 qepë, 1-2 thelpinj hudhër, 2 domate të pjekura, 4-5 lgj vaj ulliri, Kripë, piper të kuq.

Përgatitja

Përgatisim salcën duke kaurdisur fillimisht qepën me hudhrën. E ndihmojmë kaurdisjen me pak kripë dhe piper dhe më pas shtojmë orizin, domatet, spinaqin, majdanozin dhe koperën. I lemë të zbuten për 2-3 minuta dhe të ulet vëllimi i spinaqit.

Me masën e përgatitur mbushim kallamarët duke i fiksuar mirë me stikadentë ose mund të vendosim tentakulat e tyre. I vendosim kallamarët e mbushur në një tavë. Shtojmë ½ filxhan ujë të ngrohtë ose lëng perimesh apo lëng pule dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.

(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb