Nga: ZONJA VJOLLCA
KALLAMARE TE MBUSHUR

4 kallamare
4-5 karkaleca
60 gr peksimadhe
Lëkura dhe lëngu i një limoni
1 e bardhë veze
1 thelpi hudhër
½ tufë majdanoz
3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Fillimisht lajmë dhe pastrojmë karkalecat dhe kallamarët. Presim tentakulat e kallamareve duke i vendosur në ujë me limon. Më pas i ziejmë për pak minuta. Pjesën e tultë të karkalecave e presim në copëza dhe i vendosim në një tas ku do të shtojmë hudhrën dhe majdanozin të grirë hollë. I trazojmë duke shtuar peksimadhen, të bardhën e vezës, tentakulat e grira, kripë, piper të zi dhe lëkurë limoni për aromatizim. Mbushim kallamaret me masën e përgatitur dhe i mbyllim me anë të një stikadenti. I vendosim kallamaret e mbushur në një tavë të lyer me vaj ulliri në furrë në temperaturën 190 gradë Celsius për 20 minuta. I servirim kallamaret të shtruar në sallatë jeshile dhe të spërkatura më pas me pak vaj ulliri.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb