SHKODËR- Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi u kap me një sasi lëndë plasëse.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për Niko K., banues në fshatin Gajtan i Sipërm. Të njëjtat burime pohuan se gjatë kontrollit 36-vjeçarit iu gjetën 15 kallëpe tritol dhe 15 m fitil zjarrpërcjellës.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 25.01.2018, nga ana e Sektorit të Krimeve të Rënda, në D.V.P Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi:
Niko K, 36 vjeç, banues në fshatin Gajtan i Sipërm, Shkodër,
Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth banesës, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 copë kallëp të dyshuar tritol, si dhe 15 metra fitil zjarrpërcjellës. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278, i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb