Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një komunikim për mediat i pyetur rreth paralajmërimeve të bëra disa ditë më parë për kallëzime për disa kryebashkiakë, tha se nuk mund të bëjë publike fakte.

Gjithashtu ai theksoi se janë mbi 355 ankesa dhe se hetimet vijojnë dhe sapo të ketë rezultate do të bëhen publike.

Pyetje: Para dy javësh u paralajmërua se do të bëhen kallëzime për disa kryebashkiakë, kur do të bëhen?

Manja: S’mund të bëj publike asnjë fakt. Hetimi administrativ ka rregulla. Njësia antikorrupison ka në trajtim mbi 355 ankesa apo raste të denoncuara, jo thjesht për kryebashkiakë, por për një seri institucionesh ka kallëzime të depozituara, hetimet vijojnë dhe sapo të kemi rezultate do ti bëjmë publike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb