Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur Gazment Bardhit të PD që dje ka dorëzuar në SPAK një kallëzim penal për të, kryeministrin dhe në total 16 ministra e kryebashkiakë.

Spiropali thotë se Bardhi i ka denoncuar në SPAK sepse PS bën fushatë duke takuar njerëz anë e mbanë Shqipërisë.

Për t’i përgjigjur Spiropali i thotë se PS shkon tek qytetarët, dhe jo si PD që pret njerëzit t’i vijnë ndërkohë që ngre komitete e komisione për të spastruar ata që nuk i binden,derisa të katandisen me zero simpatizantë dhe elektorat inekzistent.

Ditën e djeshme Bardhi kallëzoi në SPAK qeveritarët dhe drejtuesit lokalë pas vendimit të KQZ për të ndaluar 4 mauj para zgjedhjeve publikimin dhe përdorimin e një sërë aktivitetesh gjatë fushatën që qëllime elektorale. PD i akuzon për “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

STATUSI NGA ELISA SPIROPALI

Gazi i Partisë Demokratike na paska denoncuar në SPAK se bëjmë fushatë duke takuar njerëz anembanë Shqipërisë, nga Vermoshi në Konispol, nga Devolli në Divjakë.

O Bardh Ziu, nuk të kemi faj ne që i shtojmë simpatizantët tanë sepse nuk presim të vijnë ata tek ne por vemi ne tek ata, ndërsa ju me në krye Lul Gjumin, duke pritur që të vijnë njerëzit tek ju dhe jo të shkoni ju tek njerëzit, ngrini komitete e komisione spastrimesh autodestruktive për të larguar me çdo kusht dhe me çdo çmim nga radhët tuaja ata që gjumashave si ju s’ju binden, derisa të katandiseni me zero simpatizantë dhe elektorat inekzistent.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb