TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas akuzave të reja nga Presidenti i Republikës Ilir Meta për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Bardhi deklaron se nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK se sa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Ai thotë se Gjonaj duhet të japë llogari pse veproi si sekretare e Dvoranit.

“Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojërave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar!”, shkruan Bardhi.

Bardhi
Bardhi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb