TIRANË

Flamur Noka nuk e mohon takimin e gjyqtarit Agron Zhukri i cili një ditë më parë legjitimoi Komisonin e Rithemelimit duke kthyer Berishën në PD.

Ndërsa e konsideroi një mentalitet të vjetër perceptimin për këtë takim, Noka tha se disponon foto edhe me bashkëpunëtorë të ngushtë të Lulzim Bashës, dhe kjo tha ai nuk përbën vepër penale.

Interesit të medias lidhur me kallëzim penal ndaj gjyqtarit, Noka iu përgjigj duke thënë se vepër penale, përbën shantazhi që sipas tij iu bë gjyqtari 24 orë para vendimit, dhe jo takimet e tij me njerëz të thjeshtë të këtij vendi.

“Doja ta hidhnim pas këtë histori. Nëse është takuar me një kriminel është tjetër gjë. Drejtësia meriton të hetojë. Nëse është takuar me një qytetar të lirë të këtij vendi, s’po kuptoj ku është problemi.

kërcënim dhe vepër penale është shantazhi që iu bë gjyqtarit 24 orë para vendimit. Është takuar edhe me njerëzit më të afërt të Bashës, po për ne nuk ka asnjë rëndësi. Disponoj foto duke pirë kafe, po janë gjëra pa rëndësi. Nëse inskenon një skemë kriminale është tjetër gjë.”- tha Noka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: