Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Indrit Hoxha pasi kallëzoi sot në SPAK kryetarin e Bashkisë së Vorës, zonë ku ai garon për ‘Lokalet’ e 14 majit, ftoi organet e drejtësisë që të hetojnë tenderin për pastrimin. Në një prononcim për mediat Hoxha tha se ndonëse për tenderin e pastrimit janë dhënë 2.3 milionë euro, Vora është bashkia më e pisët.

Mes të tjerash Hoxha i bëri thirrje SPAK që të hetojë dhe të sekuestrojë dokumentet e bashkisë sa i takon këtij tenderi, ndërsa ftoi institucionet e drejtësisë që të hetojnë pasurinë e tij dhe të kryebashkiakut aktual të Vorës.

“Sot kam bërë një kallëzim penal për bashkinë e Vorës, për një tender 2.3 mln euro. I bëj thirrje SPAK që të sekuestrojë dokumentet në bashkinë e Vorës, dhe të çojë para drejtësisë përgjegjësit. Koha për abuzimet e pushtetarëve me qytetarët, do të marrë fund. Kush a vendosur dorë mbi taksa e qyteteve duhet të japë llogari. Dua të mbështesë deklaratën e ambasadës së SHBA për hapjen e zyrës së DEA në këtë vend. I bëj thirrje qytetarëve që të denoncojnë. Ne jemi të vendosur që për çdo masë ligjore, për të parandaluar këtë maskaradë që eksponentë kriminale kërkojnë që të bëjnë. Vora ka qenë vatër e nxehtë elektorale. Unë inkurajoj qytetarët që të dalin të lirë, të mos bien pre e shantazhit dhe të shkojnë drejt kutive të votimit të lirë. I bëj thirrje SPAK dhe të çdo organi që të hetojë pasurinë time dhe të familjarëve të mi dhe të kryetarit të Bashkisë së Vorës. bëhet fjalë për tenderin e pastrimit që është në vlerën e 2.3 mln euro. Sot Vora është bashkia më e pistët. Kam kallëzuar kryetarin e Bashkisë, Blerim Shera.”, tha Hoxha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: