Brazili kaloi pragun e një milionë rasteve me koronavirusin e ri, kaluar më parë vetëm nga SHBA-ja, një shenjë se epidemia nuk është ende nën kontroll në vendin më të madh në Amerikën Latine.

“Epiqendra e re botërore e pandemisë, Brazili ka regjistruar 1 032 913 të kontaminuar me COVID-19 pas një rekordi prej 54 771 raste të reja”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Vendi regjistroi 1 206 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 48 954 numrin e viktimave. Vendi do të kalojë në ditët që vijnë pragun prej 50 000 të vdekur.

Këto të dhëna e bëjnë Brazilin vendin e dytë në botë ku COVID-19 ka vrarë dhe ka prekur më shumë persona, rreth katër muaj pas shfaqjes së rastit të parë, pas SHBA-së që ka kaluar pragun e 2 milionë rasteve dhe ka regjistruar 119 000 të vdekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb