Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet britanike pasi është kapur në një shtëpi të shndërruar në laborator kanabisi duke u kujdesur për bimët narkotike.

Mësohet se i riu, Liridon Gjana kishte mbërritur në Britani pasi mbërriti në vend ilegalisht me gomone, e më pas u punësua për të rritur marijuanën.

Gjatë kontrollit në banesë policia angleze gjeti 84 bimë kanabisi, lëndë narkotike gati për shitje dhe pajisje për rritjen e bimëve si ndriçues dhe ventilatorë.

Sakaq, ai është dënuar me 12 muaj burg nga gjykata britanike, ndërsa pas kryerjes së dënimit do të dëbohet përfundimisht nga territori i Mbretërisë së Bashkuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb