TIRANE

Prokurorja Donika Prela ka kërkuar sot në KPA,  përjashtimin e dy anëtarëve të trupës gjykuese, pasi sipas saj janë të kapur në konflikt interesi. Prela ndodhet në KPA pasi komisionieri publik kërkoi shkarkimin e saj, pavarësisht se kaloi me sukses provën e parë të vettingut.

“Kërkoj përjashtim nga gjykimi të anëtares Natasha Mulaj. Konfliktin e interesit e kam marrë këtë jave. Jam vënë në dijeni të kolegjit për heqjen dorë nga ju gjaë gjykimit të gjyqtarit Artur Malaj.

Nisur nga një hetim që unë kam në duar jam duke zhvilluar hetime ndaj shtetasve A. M. dhe V.M, që më rezultojnë vëllezërit tuaj. Bëhet fjalë për një konflikt mes tyre dhe shtetasit S.P. rezulton se V.M ka lajmëeuar vëllain për konfliktin. Ndaj ekskavatorit të S.P. është qëlluar me armë zjarri” u shpreh Prela, e cila ndër të tjera kërkoi edhe përjashtimin e gjyqtares Ina Rama nga Kolegji.

“Me cilësinë e prokurores në Durrës kam zhvilluar hetime ndaj kushërirës I. B. së saj për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve shkollore”. I.D. ka punuar në prokurorinë Durrës si sekretare dhe si psikologe. Kur i është kërkuar të plotësojë dosjen me dioplomën, por ajo nuk e ka sjellë.

Pasi është larguar nga prokuroria kushërira e Ramës ka kërkuar të regjistrohet si psikiloge në Gjykatën e Durrësit, duke pasur në dosje një diplomë të universiterit “Kristal”. Nga hetimet e bëra rezultoi se diploma ishte e falsifikuar. Faktin që I. D. është kushërira e Ramës e kam mësuar gjatë hetimit.” vijoi me tej Prela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: