Paris SG e transferoj me formulën e huazimit por në fund të sezonit do të jetë e detyruar të paguajë 180 mln euro për Kylian Mbappe. Megjithëse këtij transferimi rekord dëshira e lojtarit nuk ka qenë ti bashkohej kryeqytetasve francez.

Të vërtetën që nuk do tu pëlqej aspak tifozë parisien e zbulon agjenti i 18-vjeçarit. “Mbappe ishte shprehur se donte të nënshkruante me Barcelonën, kur mësoi se Neymar do të kalonte te PSG-ja”, thotë agjenti për “Cope”.

Minguella njoftoi gjithashtu se, përpara kalimit të Neymar nga Barça te PSG-ja, ai kishte biseduar me babain e futbollistit francez, i cili i kishte bërë të ditur dëshirën e të birit për t’iu bashkuar katalanasve.

Duke vepruar si ndërmjetësi, agjenti kishte kontaktuar Barçën për t’i deklaruar dëshirën e lojtarit, por klubi katalanas preferoi të vijonte me interesin ndaj Ousmane Dembele të Borussia Dortmundit.

“Barça mund ta kishte blerë për 120 milionë euro, plus 30 të tjera në formë bonusi. Fola me babain e tij dhe donte vetëm Barçën, sepse do t’i kishte pëlqyer jashtë mase të luante me Messin. Megjithëse ishte shumë e vështirë për mua të takoja Josep Maria Bartomeun (presidenti i Barcelonës), arrita t’i thoja se me kalimin e Neymar te PSG-ja mund të kishte siguruar shërbimet e Mbappe”, rrëfen agjenti.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb