TIRANË

Në studion e “Vila24” një banor nga Prizreni ka falenderuar sot specialistin e bimëve mjekësore, Ylli Merja. Ai ka kaluar 31 infarkte miokardi dhe gjendje depresive, ndërsa prej 6 muajsh gëzon shëndet të plotë falë trajtimit me bimë.

Ymer Hamza flet për jetën e tij të mëparshem si sportist, biznesmen e politikan duke thënë se presioni, sidomos ai nga çështjet politike i kanë lënë gjurmë të thella. Hamza dëshmon për 31 infarkte miokardi paralelisht i shqetësuar edhe nga depresioni. I ftuar në studio, ai thotë se nuk preferon kurimin me medikadente, por vlerëson trajtimin me bimë mjekësore. I pranishëm, Merja thotë se shenjat e para që e çuan ta diagnostikojë Hamzën me miokard ishin shtrëngimet në zemër, djegie në kraharor, dhimbje në shpatull e sup si edhe vështirësi në frymëmarrje.

Për të qetësuar gjendjen është ndërhyrë me bimë të cilat ulin kolesterolin dhe ndihmojnë në një qarkullim më të mirë të gjakut. Merja sugjeron përdorimin e uthullës së mollës së egër, manaferrat turke, lëvoren e shelgut si edhe bimë të tjera të cilat veprojnë direkt në shkrirjen e pllakëzave që dëmtojnë venat e arteriet. Ai këshillon edhe përdormin e bimëve me efekt qetësues për të ulur shkallën e depresionit. Hamza dëshmon se direkt pas 2 muajsh trajtim ka mundur të vrapojë dhe t’i kthehet jetës normale. Në fund të bisedës, Merja ka sugjeruar edhe një listë me ushqime të shëndetshme që mbajnë larg kolesterolin dhe sëmundjet që ai sjell në organizëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: