Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë prokurorin e Apelit të Tiranës, Arben Qose.

Qosja doli i pastër në tre shtyllat e vlerësimit, të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe integritetit.

Arben Qosja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 si oficer i Policisë Gjyqësore. Në vitin 2004, Qosja u emërua prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Apelit të Tiranës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb