Komisioni i Pavarur i Kualifikimi konfirmoi sot në detyrë Irena Brahimin, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Lulzim Hamitaj pasi analizoi provat dhe fakte për subjektin e rivlerësimit Irena Brahimi për tri kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional vendosi konfirmimin në detyrë të saj.

Irena Brahimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si gjyqtare e Gjykatës së Gjirokastrës.

Prej vitit 2004, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës, nga sot ajo vazhdon detyrën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb