ANGLI- Katër shqiptarë dhe dy gra franceze janë arrestuar në Angli, të akuzuar për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit për 100 shtetas shqiptarë. Sipas “Daily Mail”, që i referohet policisë, dy francezet e ndaluara kanë pranuar se janë ‘truri’ i kësaj bande trafikuesish, që përfitonin nga nevoja e shqiptarëve për të mbërritur ilegalisht në Britani, kundrejt pagesave prej 5 mijë paund secili.

Shqiptarët fshiheshin në kamionë, për të udhëtuar drejt Britanisë, ndërkohë që janë zbuluar pas informacioneve që policia kishte marrë paraprakisht.

Sipas raporteve të policisë, gjashtë trafikantët kanë vepruar në bashkëpunim me shoferët e kamionëve, të cilët morën gjithashtu shuma parash në këmbim të udhëtimit që u siguronin emigrantëve.

Gjashtë trafikantët po mbahen në Boulogne në pritje të gjykimit të tyre.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: