KORCE– Policia e Korçës ka arrestuar dy punonjës të doganës së Goricës, pasi akuzohet se ka lejuar kalimin e mallrave kontrabandë. Në pranga ka përfunduar Hektor Marino, 39 vjeç si dhe Gentian Keco, 34 vjeç. Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni është arrestuar edhe një shtetas tjetër.

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• Petre Mitre, 27 vjeç, banues në Gollomboç- Pustec.
• Gentian Keco, 34 vjeç, banues në Baban-Devoll.
• Hektor Marino, 39 vjeç, banues në Korçë, të dy me detyrë doganierë pranë Pikës së Kalimit Kufitar Goricë.

Pasi në datë 07.07.2018, shtetasi Petre Mitre, u kap me mjetin tip “Volkswagen” me targa CB3291MK, brenda të cilit iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1.3 ton fasule, sasi e dyshuar si kontrabadë, për të cilën dy doganierët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar kalimin për në tokën shqiptare, pa i’u nënshtruar kontrollit dhe procedurave të nevojshme doganore.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 174 dhe 248 të Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb