Moderatorja e njohur, Ilda Bejleri, po respekton masat për të qëndruar në shtëpi, nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Por, kjo situatë duket se e ka mërzitur moderatoren bukuroshe, e cila pëmes një videoje në rrjetet sociale tregon e përlotur se po kalon një gjendje ankthi.

Sipas Ildës, ka momente kur i duket sikur po i bie tavani mbi kokë nga stresi. Më tej, ajo i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten.

‘Prej 15 ditësh po qëndroj në shtëpi. Njerëzit e kanë kaluar kohën në shtëpi duke bërë palestër, duke gatuar, por për mua këto ditë kanë qenë të vështira. Ankthi është armiku kryesor i njeriut, sidomos në këto momente. Mbi të gjitha stresi që po kalojmë dhe fakti sikur tavani po të bie mbi kokë është diçka që duket sikur po të merr frymën. Kam filluar ta gjej qetësinë time duke filluar të besoj tek Zoti. Është momenti që të reflektojmë dhe t’i lutemi shumë Zotit që kjo të kalojë. Duhet të bëjmë kujdes sepse kjo mund të kthehet në një dramë të vërtetë nëse nuk qëndrojmë në shtëpi’, deklaron Ilda.

 

View this post on Instagram

 

#2javetemianeshpi

A post shared by ILDA BEJLERI (@ildabejleri) on

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb