Prokuroria Themelore e Prishtinës ka akuzuar një 20-vjeçar për përdhunimin e një 70-vjeçareje.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në tetor të vitit të kaluar, në Komunën e Fushë-Kosovës. I akuzuari me inicialet, A.H., bazuar në aktakuzën, është me kombësi shqiptare dhe me status i martuar, shkruajnë mediat kosovare.

Dyshohet se më datën 6 tetor të vitit të kaluar, rreth orës 19:00 është futur në shtëpinë e 70-vjeçes (emër i njohur për redaksinë) në Fushë-Kosovë dhe është prezantuar si punëtor i KEK-ut.

I ka thënë të moshuarës se ka ardhur për të parë sahatin e energjisë elektrike. Pasi është ngjitur në katin e dytë të shtëpisë, është futur në dhomë e dëmtuara dhe është afruar te dera që të shikojë se çfarë ishte duke bërë i riu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: