Një 21-vjeçar është shpallur fajtor  për tradhti, pas deklaratës se donte të vriste Mbretëreshën Elizabeth II.

Jaswant Singh Chail, nga Hampshire, është arrestuar më 25 dhjetor të vitit 2021, kur e ndjera jetonte në Windsor për shkak të pandemisë Covid, ndërsa më 31 mars do të marrë dënimin.

21 vjeçari u shpall fajtor për tre akuza, duke u bërë kështu i pari në Britani që të dënohet për tradhti që prej vitit 1981.

Chail, nga North Baddesley, pranë Southampton, gjithashtu pranoi se kishte kërcënuar për të vrarë dhe poseduar armën e mbushur në kështjellë. Ai do të dënohet në të njëjtën gjykatë më 31 mars.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Chailështë spikatur nga një ushtar policie, i cili e pa të riun të ngjitur në pallat duke përdorur një shkallë litari najloni, teksa kishte qëndruar për 2 orë rresht.  Ai kishte veshur një kapuç dhe një maskë dhe u përshkrua si “një skenë filmi”.

Oficeri nxori Taserin e tij dhe e pyeti: Mëngjes, a mund të ndihmoj? Chail u përgjigj: Unë jam këtu për të vrarë mbretëreshën.

Chail mbante gjithashtu një shënim të shkruar me dorë, ku shkruhej “Ju lutem, mos më hiqni rrobat, këpucët dhe dorezat, maskat etj. Nuk dua pas vdekjes balsamim, faleminderit dhe më vjen keq!”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb