TIRANE

Bledi Strakosha është një ndër ato personazhe të njohur që janë shumë të hapur me publikun.

Para disa javësh, ai ka publikuar në rrjetin e tij social, në “Instagram” një video ku ka treguar momentin kur ka bërë botox për herë të dytë. Siç rrëfeu edhe ai vetë, ndërhyrja ka qenë fare e lehtë, pa ia prishur atij portretin dhe as mimikën.

Mund të thuhet se moderatori nuk bën pjesë në ato personazhe të njohur që janë gjithmonë të freskët “falë gjeneve” dhe nuk pranojnë para publikut të kenë bërë ndonjë ndërhyrje.

Ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” ku ka thënë se nuk e ka aspak për turp që ta tregojë publikisht se ka bërë dy herë botox dhe arsyeja për këtë të fundit kanë qenë krijimi i rrathëve poshtë syve dhe rrudhat e shprehisë në ballë.

“Kam bërë dy herë botoks dhe nuk kam turp ta them. E kam bërë për të ndërhyrë pak në rrudhat e shprehisë në ballë dhe tek sytë. Unë kam edhe një problem, qeset poshtë syve. Më sugjeruan që t’i hiqja dhe ato, por nuk pranova, sepse doja ta njihjaveten kur të dilja para pasqyrës”, – tha Bledi Strakosha

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: