Elseid Hysaj, mbrojtësi kuqezi i Lazio-s zhvilloi një paraqitje shumë të mirë në ‘Maradona’, kundër ish ekipit të tij, Napolit:

“Po rritemi si skuadër, kjo fitore ishte një provë. Kemi bërë mirë kundër një ekipi të madh si Napoli. Kjo ishte një ndeshje që na bën të kuptojmë se mund të bëjmë gjëra të mëdha në të ardhmen”, u shpreh Hysaj duke u ndalur më pas te paraqitja e tij personale, tek momenti që po kalon:

“Vitin e shkuar kam vuajtur pak, tani funksionon çdo gjë, ndihem mirë dhe kam besimin e trajnerit dhe të shokëve. E dëshironim këtë fitore me zemër. Jemi të bindur se kjo Lazio mund të rritet akoma, por nuk duhet të harrojmë që nuk ka ndeshje të lehta”, u shpreh Hysaj për faqen zyrtare të Lazio-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: