Kryetari i PD-së, Sali Berisha pas daljes së tij nga Kuvendi duke iu bashkuar protestës së opozitës, tha se disponon dokumente sa i takon orgjive të McGonigal dhe zyrtarëve të qeverisë ‘Rama’ në clubet e Tiranës.

Berisha tha se këto fakte do ia dorëzoj komisioneve brenda dhe jashtë vendit.

“Ju e patë, Edi Rama i damkosur me skandalin McGonigal, kishte bindur zonjat e PS në Kuvend se akuzat e mija dhe se skandali McGonigal nuk kishte në epiqendër Edi Ramën, por disa afera aksesore në pubet dhe clubet e Tiranës. Po kishte turp më të madh se sa të protestonin për deklarata që i kam bërë në konferencë shtypi me gazetarë dhe të shpreheshin se secila prej tyre ishte e akuzuar. Unë e thashë në Kuvend; çdo të dhënë do ia dorëzoj komisioneve parlamentare, këtu dhe në SHBA. Bëhet fjalë për dokumente. Por me natyrën time, nuk keni parë kurrë të publikuar në FB asnjë video apo foto të karakterit erotik se unë nuk merrem me to. Në këtë rast, fakti që reaguan kaq fuqishëm këto zonja, më bën të hetojë dhe 3 herë më shumë në çdo drejtim. Po mos të kisha fakte, do flisja unë? Po mos të kisha fakte mund të bëja deklaratën unë? Po ky reagim kolektiv i zonjave socialiste më bën mua të dyshoj më shumë. Dihet miza pas veshit, do hetoj 10 herë më shumë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb