Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sfiduar Autoritetin e Dosjeve, ndërsa ka pohuar se nëse kanë prova se ai ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit, ta çojnë për ndjekje penale.

Ai tha për ‘Top Story’ se ka firmosur një deklaratë ku pohohej se ishte i pastër, duke shtuar se e ka fituar këtë betejë tashmë.

“Si mund të jesh bashkëpunëtor i shtetit dhe u zbulua pas 35 vitesh. Duheshin 25 kritere të ishe bashkëpunëtor dhe nuk ishte Ilir Meta. Janë lojërat e tyre dhe tmerret e tyre por kjo tashmë është sqaruar.

Që nga data 3 e deri tani. Thotë ai ja ku e keni, nuk e keni lexuar. Këta nuk e lexuan, vajtën tek rruga e Kavajës, ne e dimë shumë mirë kush e ka bërë. Manipulim i hapur. Atë e kam pasur shok klase, ata e dinë kush është I.M., e kanë atje. Si mundet autoriteti me një e-mail anonim të mblidhet [ër një ditë të marrë 7 vendime. Vetë e kanë bërë ligjin këta. Pse e shkelin ligjin këta. Me mua do kenë probleme të mëdha me ta.

Akoma vazhdoni me këto përralla. Këta shyqyr që nuk kishin lexuar letrën e këtij personit. Padia është shumë e qartë, thirrisni dhe ata të autoritetit këtu. Çfarë fëlliqësirash janë sot në autorit që bëjnë gjëra që nuk bëheshin as në atë kohë. Këto sjellje janë të shëmtuara me ligjin, jo vetëm me dinjitetin e Ilir Metës, por kanë nxjerrë emra në mënyrë të paligjshme.

Këta për të dëmtuar Ilir Metën, provoj kojnë të kaluarën e shumë njerëzve. Pse të shkoj unë aty, a jemi shtet ligjor. Jam verifikuar që nga 92 e vazhdim, kam firmosur nëj deklaratë që nuk kam qenë bashkëpunëtor etj, me përgjegjësi penale. Tani paskam shpikur përrallat e këtyre që e dimë ne kur janë gatuar. Më co në ndjekje penale, si të kam çuar unë. Unë të vete tek ato 5 fëlliqësira që i ka korruptuar Edi Rama. Për ca të vete unë, për aninomatin. Ata të vijnë tek prokuroria e Edi Ramës. Është beteje e fituar kjo, ka mbaruar me kohë.”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb