Endri Prifti është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, por përveç talentit të tij, ai gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve edhe me natyrën dhe deklaratat e tij të drejtpërdrejta.
Prej 3 sezonesh Endri së bashku me Stefi Priftin, vëllanë e tij, janë pjesë e “Dola te Ola” në News24, ku çdo të diel së bashku me moderatoren Ola Bruko bashkëmoderojnë programin aq shumë të dashur për gjithë shqiptarët kudo ndodhen.
Mbrëmjen e kësaj të diele Endri Prifti me sinqeritet zbuloi se ka bërë një ndryshim drastik në jetën e tij dhe ka hequr dorë nga “vendet me errësirë dhe me drita”. Ai tha se pas këtij vendimi shkoi në Meteora të Greqisë për ta nisur mbarë këtë etapë të re të jetës së tij, ku ka marrë edhe një palë tespihe për t’i sjellë fat e paqe.
“Kam pësuar ndryshime drastike. Nuk do të shkel më në ato vende me errësirë dhe me drita shumë, që nuk di sa është ora asnjëherë. Dikush më tha që t’ia filloja mbarë duhet të blija tepsie ose byzylyk fati që të sjellin paqe, para dhe të largojnë stresin. Ndaj shkova në vendin e bekuar në Meteora në Greqi dhe bleva disa gjëra për fat e për paqe”, tha Endri në studion e “Dola te Ola”.
Në këtë mënyrë Endri Prifti dha një mesazh shumë të bukur për të gjithë ata që ndodhen në situata të ngjashme dhe duan të ndryshojnë stilin e tyre të jetesës, ata mund t’ia dalin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: