“Pengu më i madh i tij ishte për këngët.”. Ky është rrëfimi i bashkëshortes së poetit të ndjerë Arben Duka, i cili u nda pak kohë më parë nga jeta pas një sëmundje. Në një intervistë në Vizionin e Pasdites, Pranvera, bashkëshortja e tij, solli në kujtim poetin. Poezi, tekste këngësh, vargje humoristike e satirike të pafundme, të cilat kanë zënë rrënjë në memorien e çdokujt që donte artin e tij.

“Atëherë nuk e kuptoja sa e përkëdhelur paskam qenë, tani më mungon shumë ajo përkëdhelje. Unë ia ndjeja hapin atij që në kat të parë, edhe e trokitura e bastunit më mungon . Ai kafen e mëngjesit e donte patjetër ta pinte më mua, sikur vetëm një ore të rrinte, e kishte ritual të vetin. Në një moment ai perhumbej, e në momentin qe ai perhumbej unë e kuptoja që ishte koha që ai donte të shkruante Më thoshte një fjalë; “Pranvera unë kur të mos shkruaj më, do vdes”, edhe ashtu ndodhi.”, rrëfehet bashkëshortja e poetit.

Pranvera ndau me të gjitha se pengu i tij më i madh ishte e drejta e autorit për këngët.
“Pengu më i madh i tij ishte për këngët. Ai thoshte se; unë kam bërë shumë këngë dhe këtu nuk mbrohet autori. Këtu ma marrin këngën në emisione, filma dhe nuk më pyesin mua. Duhet të paguhej për punën dhe artin e tij dhe askush nuk e vlerësoi atë, kjo e vriste më shumë Benin .Por une do e vazhdoj këtë lufte, jo për anën financiare por për pengun e tij. Amaneti që Beni u la fëmijëve ishte i thjeshtë, shprehet Pranvera “Une kam lënë një emër dhe dua të më nderoni”. Një tjetër amanet që ai i ka lënë është botimi i librit që la përgjysëm.”, tha Pranvera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb