Gazetari Mentor Kika tha se sistemi i shëndetësisë në vendin tonë duhet të marrë një zgjidhje, ndërsa shtoi se nuk mjafton vetëm rritja e pagave të mjekëve.

I ftuar në “Open” këtë mbrëmje ai tha se ka disa arsye pse mjekët largohen nga vendi, por shtoi se këtë emigrim nuk e sheh të ndarë nga emigrimet e profesionistëve të tjerë.

Po ashtu ai tha se në spitalet e vendit duhet të funksionojnë edhe aparaturat dhe teknologjia duhet të jetë në standarde të mira, pasi ndryshe familjarët e pacientëve detyrohen që t’i dërgojnë ata në spitale private.

“Nuk po ikin vetëm mjekët. Kanë iku naftëtarët, IT, krahu i punës. Emigracioni duhet klasifikuar në Shqipëri. Emigrimi ekonomik, që ikin thjeshtë për bukën e gojës, emigrimi intelektual, dhe emigrimi politik, sepse ka njerëz që u është neveritur politika e këtij vendi.

Nuk e shikoj zgjidhjen tek rritja e pagave. Është komplekse.

Nëse ia bëjmë pagën mjekut 5 mijë euro, a është e mundur që ta frenojmë joshjen nga tregu gjerman? Duhet të funksionojnë edhe aparaturat dhe teknologjia në shtet. Se e kam provuar në kurrizin tim.

Kam marrë kredi për të kuruar një familjar, se aparatura në shtet nuk punonte, por punonte në privat”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: