Piktori i njohur Gëzim Meta ishte i ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel, ku foli ndër të tjera edhe për jetën e tij profesionale.
Teksa rrugëtoi nëpër kujtime me anë të fotografive, Gëzim Meta kujtoi një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij.

Bëhet fjalë për pikturën e mrekullueshme e stilit hiperrealist që ai ka bërë për Mbretëreshën Elizabeth dhe Princin Philip.

“Kam punuar për të 10 muaj. Është bërë me shumë sakrificë dhe me shumë dashuri”, tha ai, teksa tregoi se në të është ndërthurur më së miri rinia dhe pleqëria, duke dhënë në të njëjtën kohë edhe mesazhin për triumfin e dashurisë.
Piktori tha se në koleksionet e Mbretëreshës Elizabeth është vështirë të gjesh një pikturë të tillë, të realizuar me elemente kaq realistë dhe të gjallë.

Për këtë pikturë është realizuar një ceremoni e posaçme ku të pranishëm kanë qenë personazhe të rëndësishëm publikë, përfshi edhe Princ Lekën.

Piktori Gëzim Meta zbuloi gjithashtu se i ka dërguar Mbretëreshës Elizabeth me postë një fotografi të pikturës dhe ka marrë mbrapsht një letër prej saj, ku teksa e falënderonte, shprehej se e pëlqente shumë dhe e pret pikturën në mënyrë zyrtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: