Shqiptarja Anduena Bala nënë e dy fëmijëve ka ngelur në Valencia të Spanjës dhe nëpërmjet ekranit të ”News24” i bën thirrje qeverisë për ndihmë që ajo së bashku me fëmijët e saj të kthehet në atdhe.

Ajo është bllokuar në Valencia dhe falë të afërmve të saj ka mundur të sigurojë një apartament të vogël pa kushte. Po ashtu znj. Bala shprehet se ka kontaktuar me ambasadën shqiptare në Madrid dhe Ministrinë e Jashtme por nuk i kanë dhënë zgjidhej pasi i kanë kërkuar të shkojë në Lion për të cilën është e pamundur për shkak të rregullave të lëvizjes.

Ajo bën apel që të merren parasysh edhe shqiptarët që kanë mbetur në Spanjë siç po bën vetë Spanja me spanjollët me qytetarët e saj të mbetur jashtë vendit.

Anduena Bala është e gatshme të kontribuojë edhe financiarisht për udhëtimin e saj dhe dy fëmijëve të saj 9- vjeçarë vetëm që të kthehet në atdhe.

 

 

”Jemi përpjekur të gjenim mundësi personalisht. Me daljen e zotit kryeministër që do bënte ç’rtë mundte për kthimin e shqiptarëve. Kontaktuam me ambasadën dhe MEPJ dhe nuk na dhanë përgjigje konkrete.

Ndodhem me dy fëmijë të vegjël me moshën 9- vjeçare. Me problematikat dhe ambientin jot ë përshtatshëm.

Ne po qëndrojmë në disa ditë në Barcelonë, më pas u kthyem në Valencia dhe falë të afërmve tanë po rrimë në një apartament të vogël.

Kemi të afërm dhe kjo është mundësaia jonë që të qëndrojmë ende kemi 2 javë. Ana financiare nuk është parashikuar për një periudhë kaq të gjatë. Shteti shqiptar do të duhet të mendojë edhe për shqiptarët në SPanjë. Herën e fundit me ambasadën në Madrid na u tha që duhet të shkonim në Lyon për të marrë një fluturim por nuk ka zgjidhje si mund të shkojmë në Lyon se është një situatë e izoluar.

Ne nuk jemi qytetarë të BE, nuk e dimë. Jam dakort por çështja qëndron që udhëtimi nga Valencia në Barcelona, dhe në Lyon kërkon 15 orë. Kjo nuk është dhënë nga ambasada shqiptare.

Do duhet të shkonim por nuk shkoj dot kurse këtu është rregulli që nuk duhet të dalësh jashtë, jo më shumë se dy veta në një automjet. Ka dilemma të caktuara për të arrtur në destinacionin përkatës.

Për kalimin në Schengen duhet të kesh siguri. Do t’i lutesha shtetit që të marrë parasysh se nuk është e lehtë jashtë kufijve për një kohë të gjatë. E mirëkuptuam deri në një farë pike, në momentin kur shteti merr përsipër dhe deklaron se do të bëjë çështë e mundur që të kthehen shtetasit e saj do ishte mirë të merreshe parasysh edhe Spanja pasi kemi distancë të largët.

E kuptojmë që nuk është një iniciativë, port ë na japin besim se qeveria shqiptare të kërkojë një koordinim mes MEPJ dhe ambasadës. Edhe nëse do kontribuoj financiarisht udhëtimin e bëj vetë por duam besimin se qeveria po na mbron. Shumë spanjollë kanë mbetur jashtë por Spanja dhe shteti pavarësisht shumë problematikave tenton zgjidhjen.”- tha Anduena Bala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb