Argjentina është më gati se asnjëherë më parë për të fituar Botërorin. Mbrojtësi i kombëtares Albiceleste, Nicolas Tagliafico ka thënë se skuadra ka ndjesi tepër të mira para ndeshjes gjysmëfinale me Kroacinë dhe se ekipi e ka përgatitur në maksimum ndeshjen.

“Ndjesitë janë tepër pozitive, jemi shumë të lumtur që i kemi arritur një nga objektivat dhe jemi në katër ekipet më të mira të Botërorit. E kemi analizuar Kroacinë dhe mënyrën si ata luajnë. Kanë lojtarë të shkëlqyer dhe me shumë kualitet në mesfushë, janë edhe të gjatë ndaj duhet të bëjmë kujdes nga harkimet në zonë. Duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi detajeve.

Messi? Ai është kapiteni dhe lideri i skuadrës, na shtyn që të arrijmë më shumë dhe na motivon gjithë kohën. Na jep një avantazh në lojë sepse nuk është pak të kesh në ekip Lionel Messin. Jemi shumë të lumtur që e kemi në ekip dhe të gjithë së bashku punojmë në të njëjtin drejtim me Messin në krah”, – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: