Ish-deputeti i PS, Ervin Bushati komentoi në emisionin “Log.” në Panorama TV konfiskimin e paligjshëm që iu bë dy godinave të “Prestige Resort” pa një vendimin gjykate, ku tha se ngjarja është një minus i madh për qeverinë.

Bushati tha se ai vetë me familjen e ka vizituar resortin teksa shtoi se është një njeri që si pëlqen dinamiti dhe nuk i duket normale precipitimi i situatës deri te KKT (Këshilli Kombëtar i Territorit).

“Aty kam ngrenë dhe unë drekë, jam larë, kam çuar dhe kalamajtë, kam ngrënë pica. Nuk dua të mbroj askënd por nuk e dimë në ça kushtesh dhe kur është ndërtuar ajo godina ndonëse në Shqipëri i marrim si noteriale vizitat e figurave politike siç ndodh në fushatë ti takon dikë edhe ai del i kërkuar. S’më vjen mirë, kjo është minus për qeverinë dhe për mediat, por më i madh për qeverinë, mua s’më pëlqen dinamiti. Nuk e quaj këtë problematike por s’më duket normale që të precipitojë deri te KKT muhabeti nuk është se e justifikojnë e bëjnë më të ligjshme, nuk e di se sa i ka parë letrat se si duhet të precipitonte te KKT”, tha Bushati.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb