Boksieri i peshave të rënda Wladimir Klitschko, i cili po lufton kundër pushtuesve rusë, ka treguar tmerre nga ajo çka ka parë në Bucha, ku u krye një masakër civile. Në një rrëfim për Radio 5 Live, ai thotë se ka “shumë civilë të vdekur” të cilët janë “torturuar dhe ekzekutuar” në Bucha.

“Nuk kam menduar kurrë që njerëzit mund ta bëjnë këtë me dikë që nuk po tregonte rezistencë”, thotë ai. Ish-kampioni botëror i peshave të rënda i ka bërë sërish thirrje botës që të bëjë më shumë për të kundërshtuar pushtimin rus të Ukrainës.

“Nëse qëndroni pasiv dhe thjesht vëzhgoni se çfarë po ndodh, ju jeni pjesë e këtij agresioni, ju po e mbështesni këtë agresion. Gjaku i civilëve është në duart tuaja. Nëse jeni duke vëzhguar në mënyrë pasive. Ndaj reagoni dhe bëhuni aktiv”, përfundoi thirrjen boksieri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb