Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti në konferencën e zakonshme për shtyp përpara ndeshjes me Valencian e Genaro Gatussos u shpreh se ka patur probleme personale me të, por që nuk kishte dëshirë të fliste shumë për këtë çështje. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Gatussos, që ka sqaruar gjithçka.

“Nuk bëhet fjalë për çështje personale. Ai drejtoi Napolin, unë fillova të punoja atje në dhjetor dhe shtypi dhe televizioni filluan të thoshin se ekipi ishte i sëmurë fizikisht. Problemi lindi për këtë, por nga ana ime ka respekt të madh për Carlon” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: