Moderatorja e njohur nga Kosova Liberta Spahiu është shumë aktive në rrjetet sociale, ku zakonisht gjen kohën të ndërveprojë më ndjekësit e saj, duke iu përgjigjur pyetjeve apo kurioziteteve që ata kanë. Mund t’ju duket si gënjeshtër, por ja që bukuroshja kosovare paska qenë në burg.

Liberta është prej shumë vitesh fytyrë e pandarë e ekranit dhe kurioziteti për të është gjithmonë i lartë. Në një pyetësor në llogarinë e saj në rrjetin social ‘Instagram’ moderatorja ka vendos t’iu përgjigjët nëpërmjet disa videove të shkurtra pyetjeve më pikante.

Një ndjekës e pyeste që të tregonte një ngjarje të pa treguar më parë, dhe ajo rrëfeu për një eksperiencë të shkurtër në burg.
“Na trego një të pathënë për veten”, pyet ndjekësi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Atëherë ka shumë të pathëna por një që po ua tregoj unë, është që në vitin 2011 kur kam qenë me miqtë e mi në Amerikë për emision, dhe në njërën prej netëve kam qëndruar 32 orë në burg. Katastrofë!”, i është përgjigjur Liberta.

Ndërkohë nuk kishin si të mungonin edhe pyete për “Big Brother VIP”, të cilat Spahiu vendosi t’iu përgjigjej.
“A do ta kishe provuar ndonjëherë ‘BBVIP’ si eksperiencë? Nuk po të pyes a do të hysh por a do ta kishe provuar?”, pyet ndjekësi.

“Nuk ma merr mendja që do të do të kisha qëndruar për një kohë shumë të gjatë në një vend, sidomos pa telefon do të kisha luajtur nga mendja. Por në ndonjë periudhë më të shkurtër kohore dhe me miqtë e mi edhe do ta kisha provuar”, u përgjigj moderatorja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb