TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka pasur një të enjte të ngjeshur sot, duke kujtuar seancën parlamentare dhe një sërë aktivitetesh pasdite deri në shfaqjen në mbrëmjen tek “Real Story” në News24.
E këtë e ka rrëfyer vetë Rama teksa tha se nuk i drejton Tatimet dhe nuk është në dijeni të një aksioni gjatë ditës së sotme, pasi ka qenë në aktivitete të shumta dhe madje para emisionit ka kërkuar kohë pasi ishte qull në djersë.

“As nuk kam fare lidhje me këtë, por më vjen shumë mirë që tatimet e Republikës së Shqipërisë kanë shkuar të kontrollojnë si financohen ato stafe dhe si mbahen në punë ato stafe dhe jo vetëm atje por kudo. Nuk i drejtoj unë tatimet. Nuk kam lidhje fare, nuk kam qenë në dijeni. Kam qenë gjithë ditën në aktivitet. S’kam pasur kohë. Ju më patë vetë që para se të vija këtu ju kërkova 2 minuta kohë se isha qull në djersë. Më falni për këto”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb