Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se ka qenë shumë optimist të nesërmen e mbajtjes të zgjedhjeve në Kosovë.

Minxhozi tha se ka shkruar edhe një artikull me titullin “Kadri Veseli turpëroi Tiranën”, për faktin se për herë të parë një lider politik pranonte humbjen, gjë që në Tiranë nuk ka ndodhur.

“Unë kam qenë i ekzaltuar të nesërmen e zgjedhjeve. Kam thënë se Kadri Veseli turpëroi Tiranën, pasi ai pranoi humbjen dhe dinjitoze ishte edhe koha e shkurtër e numërimit të votave. PDK dhe Kadri Veseli pranuan humbjen. Një retorikë shumë e mirë ishte ajo e Veselit. Ai tha se e pranojmë humbjen, duke dhënë mesazh sensibilizimi. LDK doli në zgjedhje me Osmanin, kurse në tavolinë u ul Mustafa. Patjetër që akti i Konjufcës është i cuditshme”, tha Minxhozi.

Skënder Minxhozi theksoi se LDK e VV e kanë vështirë të merren vesh me njëri –tjetrin, edhe për shkak se në të kaluarën dy partitë politike kanë shkëmbyer akuza të ashpra.

Ne e dimë se VV dhe LDK kanë pasur përplasje. Më herët, Albin Kurti ka kritikuar Mustafën dhje kjo të bën të cosh se këta të dy nuk mund të merren vesh mes tyre. Mirëpo aritmatika të detyron të ulesh. Unë do të parashikoja, që nëse do të ketë qeverisje, sfidat janë të jashtëzakonshme. Kosova ka shumë sfida që nga gjendja në komunat serbe, procesi i njohjeve që duhet të vijojë, disa ndërmarrje edhe në politikën rajonale e europiane. Pra, Kosova ka disa sfida të jashtëzakonshme. Për momentin, e shëmtuar për mendimin është një rrethanë”, deklaroi Minxhozi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb