Legjenda bardheblu dhe e Kombëtares shqiptare, Agustin Kola, ishte i ftuar special në emisionin “Euromania” të moderatores, Enxhi Biba, në televizionin “News 24”. Në rrëfimin e tij, Kola, nuk i ka kursyer batutat pikante. I drejpërdrejtë si gjithmonë, legjenda bardheblu u shpreh:

EURO 2020 – E kam ndjekur, jo rregullisht, por e kam ndjekur. Nuk ka ekipe të forta, të mira. Duhet grup, ka pasur lojëra të bukura. Unë jam tifoz i Italisë, por Belgjika është një kundërshtar shumë i fortë, luajnë futboll. U befasova nga Gjermania, sepse Gjermania më e dobët, gjithmonë ka dalë deri në finale ose gjysmëfinale.

GOLI ME PANENKA NË MIQËSOREN NDAJ GJERMANISË- Nuk kam qenë goditës i mirë i penalltisë, e merrja përsipër, vetëm kur nuk shkonin të tjerët. S’kam qenë një lojtar teknik, më tepër lojtar force.

MESI APO RONALDO? Po të bëjmë një krahasim mes Mesit dhe Kristiano Ronaldos, unë isha Kristiano Ronaldo, punë 90%, 5 % talent. Si koncept kjo është ideja.

PËRBALLJA ME RUMENIGEN – Ne kur luanim në atë kohë në Europë, shpresonim mos hanim shumë gola. Kemi qenë profesionista, vetëm se ishim grup. Kishim fuqi, por nuk kishim përvojë. Nuk e imagjinonim dot që do të luanim kundër Rumeniges, që e shikonim në televizor. E ndërrova bluzën me Rumenigen, edhe sot mban era dodorand (parfum).

DASHURIA PËR FUTBOLLIN – Edhe sot ka talenta shumë, por nuk i afrojnë. Po ta krahasosh me Brazilin, ne e duam më shumë futbollin. Pavarësisht se ata janë në numër më të madh banorësh.

FUTBOLLI SHQIPTAR DHE KOMBËTARA – Fati në i madh që arritëm në Europian, ishin lojtarët e Kosovës, që luanin në ekipe të mira. Vjen Seferi nga Jang Bojsi, po qe i mirë e mbanin te Jang Bojsi, pse vjen në Shqipëri. Po të isha unë, nga kampionati shqiptar nuk merrja asnjë lojtar në Kombëtare.  Shikoj kampionatin shqiptar, shikoj organizimet te moshat, i shikoj të gjitha. Nuk shikoj progres, duhet shumë kohë.

SAKRIFICAT- Për brezin tonë ka qenë sakrificë. Ne një çamçakëz, e ndanim me të gjithë. Jam bërë tifoz i Italisë, në 1971-72’, fat që pata televizor në shtëpi”.

ITALIA – Shoh një Itali që i përshtat kundërshtarit. Edhe trajneri duhet të fusë lojtarë të freskët në lojë, çdo trajneri i merr lojtarët nga më të mirat, por Italia i përshtatet kundërshtarit. Është një Belgjikë që ka lojtarë teknik dhe të nxjerrin nga situata. Gjithmonë Italia ka pasur grupin, edhe në vitet e hershme që ka fituar tituj lojtarët e Juventusit mbizotëronin kë kombëtare, Hrupi është forca e italiane.

LUKAKU SI NGO- Lukaku më kujton lojtarin e Tiranës, Ngon. Fle gjumë, po bën gola dhe të jep pikët, pastaj fiton kampionatin.

FRANCA- Pashë ndeshjen e Francës me Zvicrën, dhe ne këtu në studio të kishim shkuar në 3-1 nuk do kishin pësuar dy gola” – u shpreh Kola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb