Dita e parë e seancave dëgjimore të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re ka filluar me sportivitet, të qeshura e batuta.

Protagonist ka qenë vetë Damian Gjiknuri i cili është ballafaquar me një kandidat që rezulton se ka qenë vartësi i tij. Arben Xhiku, kandidat për komisioner dhe rregullator ia ka thënë në sy Gjiknurit se kanë qenë brenda një administrate dhe madje ky i fundit ka qenë vartës i Gjiknurit.

Por ky i fundit e ka pritur mirë këtë fakt duke i thënë se jeta prandaj është e bukur, që hap mundësi të reja. Në fund i uroi natën e mirë.

Gjiknuri nuk i la batutat as me kandidatin pasardhës, Arens Çelën që rezulton dhe këshilltar i grupit parlamentar të PS. Gjiknuri me të qeshur pyetjen e parë Çelës ia drejtoi duke i thënë ”Çfarë të shtyu, jo kush të shtyu”.

Por në fund Gjiknuri duke parë kolegët e tjerë u tha se nuk janë marrë masat për Komisionin, pasi s’ka menduar njeri për ta. Gjatë gjithë kësaj kohe ish-ministrit nuk iu nda e qeshuran nga fytyra.

 

BISEDAT E GJIKNURIT ME KANDIDATËT

Arben Xhiku: Ka dhe brenda administratës. Kam qenë vartësi juaj.

Damian Gjiknuri. Vartësi im. Unë të njoh herët. Kam konsideratë për ty. Jeta kështu është, edhe ne kemi lëviz nga pozicioni. Prandaj është e bukur jeta. Të krijojë mundësi dhe horizonte të reja.

Arben Xhiku: S’është vëndi për këtë lloj debati z/Gjiknuri. Të falënderoj.

Damian Gjiknuri: E njoh që në ’94. Nuk është avantazh të kesh lindur parakohe.

 

Damian Gjiknuri: Na bëj një prezantim për veten. Ta njohin njerëzit. Ça të shtyu të kandidosh, jo kush të shtyu.

Arens Çela: Jam Arens Çela. Ka studiuar në Itali, universitetin e Bolonjës. Kam pasur një eksperiencë 3-vjeçare si asistent pedagog në Itali. Më pas erdha në Shqipëri. Tani punoj si këshilltar në grupin parlamentar të PS. Duke shpresuar për të sjellë frymën e re perëndimor, për reformën e re që po bëhet me KQZ. Shpresoj të sjellim diçka të re. S’kam konflikt interesi. Nuk jam anëtar partie.

Damian Gjiknuri: Keni ndonjë pyetje, Myslim ke ndonjë pyetje? Mirë Arens. Natën e mirë. S’duroi gjatë. Nuk duroi gjatë. Tani s’i keni marrë masat. S’ka menduar njeri për ne.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb