Tite, trajneri i përfaqësueses së Brazilit, ka mbajtur një profil të ulët mediatik, por së fundmi në një intervistë për Guardian, ka folur për gjithçka, nga presioni që ka në punën që bën e deri tek disa prapaskena në lidhje merkaton, ku sipas tij në të kaluarën ka refuzuar oferta të ardhura nga klube si Real Madrid dhe PSG. Tite gjithashtu foli edhe për Neymar dhe objektivin e Brazilit në Botëror:

“Jam në ankth por i përqendruar. Kemi arritur të kualifikohemi për në Botëror, tani është momenti ta fitojmë. Kam një mundësi të shkëlqyer për të mbyllur me trofe ciklin tim te Brazili. Unë e di shumë mirë se nëse fitojmë Botërorin do të jem më i mirë, në të kundërt do të ofendohem. Nuk arrij ta kuptojë pse ka gjithnjë kaq shumë presion. Kemi fituar Kupën e Amerikës në 2019, kemi vendosur rekord për pikët e marra gjatë kualifikueseve dhe jemi në krye të renditjes botërore.

Neymar? Ai është ylli jonë, mbi të ka gjithnjë pritshmëri të lartë”, u shpreh Tite duke u ndalur më pas tek e ardhmja e tij:

“Nëse fitojmë Kupën e Botës do të kem shumë mundësi, por dua të jem i sinqertë, nuk mendoj të nis punën menjëherë pas Botërorit, dua të kalojë një vit me familjen time. Nuk kam folur kurrë më parë, por në 2018 PSG më kërkoi për post Emery më pas u afrua edhe Real Madrid, por dhe tyre i thashë të njëjtën gjë, dua të jem i përqendruar në punën që bëj, pas Botërorit do të vendos për të ardhmen”, u shpreh Tite.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb