Aktorja Olta Daku në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype në “News 24” tregoi sesi po e kalon këtë periudhë në karantinë, për shkak të koronavirusit.

“Ja duke u vërdallisur nëpër shtëpi. Luftë me frigoriferin, o unë, o ai, dhe në fund fitoj unë.  Ua çfarë surprizash paskam pasur nëpër shtëpi, nuk e paskam ditur”, tha ajo.

Olta Daku shroi se i duket kjo situatë si në disa filma me viruse, ndërsa vlerësoi se njerëzit duhet të kuptojnë se na ka zënë ky tmerr e duhet të vetë-karantinohen.

“Shumë frikë kam. Kam frikë për prindërit, për familjarët, për vëllain që është në Itali. Atje është izolim total, por fatkeqësisht vëllai është i detyruar të shkojë në punë. Na ka zënë ky tmerr. Dje teksa vërdallisesha, shikoj pocin që lëvizte. Për një sekondë jam veshur. Po merrem me aktivitetin tim artistik, lexoj etj. Fiks si disa filma me virus. Gjithmonë kam frikëra”, u shpreh ajo.

Në fund, Olta Daku kishte një mesazh edhe për shqiptarët, duke thënë se njerëzit duhet të qëndrojnë këta ditë në shtëpi.

“E keqja nuk ka fund. Kujdesuni për veten dhe për të afërmit. Është jashtë logjikës normale që mos të kujdeseni. Ju lutemi, rrini në shtëpi, që të shpëtojmë e të shijojmë jetën tonë. Ju lutem, qëndroni në shtëpi”, deklaroi aktorja.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb