Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka falënderuar ish-ministrin socialist, juristin e njohur Elmaz Sherifi për mbështetjen publike që i jep kauzës së tij për mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese.

Meta shkruan se nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese me integritet. Ai shton se sa i takon vërejtjeve ndaj tij në të kaluarën, edhe personalisht ka shumë më shumë vërejtje për Metën e së shkuarës.

Postimi i Ilir Metës:

Falenderoj ish-ministrin socialist, juristin e njohur z.Elmaz Sherifi për mbështetjen publike që i jep kauzës së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, si çështje e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim.

Përsa i takon vërejtjeve që ka ndaj Ilir Metës në të shkuarën e siguroj se unë kam shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën.

Por e falenderoj që e kupton shumë drejt se në 2 mars bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e Shqipërisë.

Nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese me integritet.

Mbi Kushtetutën qëndron vetëm populli dhe Zoti!

Presidenti i nënshtrohet vetëm vullnetit të tyre!

Nuk ka Shqipëri pa shqiptarë!

Mirësevini të gjithë në 2 mars! ??

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb