Qytetarët e Korçës kanë dalur për të protestuar për rritjen e çmimeve.

Një qytetar, ka thënë për “News 24”, se disponon një furrë buke, por prej tre ditësh e ka mbyllur për shkak të rritjes së çmimeve.

Sipas tij, nëse buka do të shitej me çmimin e tanishëm të miellit, atëherë kosto do të ishte 140 lekë.

“Kemi një furrë buke, por e mbyllim biznesin nga ngritja e çmimeve. Nuk na duket e arsyeshme të shesim bukën me atë çmim. Ose do e shesim bukën nën kosto ose…Nuk na del llogaria pa e shitur 1400 lekë. nëse do të ketë ulje çmimi do të fitojmë më pak se sa kemi fituar sot, por të paktën ta shesim 100 lekë kilogramin, flasim me kilogramin e bukës”, tha qytetari.

Ndërkohë paralelisht protesta janë duke u zhvilluar në Tiranë, nga studentët e Universitetit Bujqësorë të Kamzës dhe në Lushnjë, ku edhe qytetarët atje kanë dlë në manifestim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: