Papa Françesku ndërpreu fjalimin e tij në sheshin e Shën Pjetrit mesditën e sotme për shkak të problemeve me bronkitin, sipas raportimeve të Associated Press.

“Kërkoj falje, kam vështirësi në frymëmarrje,” tha Papa, ndërkohë që iu kërkoi ndihmësve të tij të vazhdonin me leximin e fjalimit, i cili ishte dedikuar forcave të armatosura si mbrojtëse të paqes.

Në këtë mesazh, Papa i bëri thirrje ushtarëve katolikë që të shmangin kultivimin e një fryme që favorizon konflikte dhe luftëra.

Dy ditë më parë, për shkak të vështirësive me frymëmarrjen, Papa Françesku kishte anuluar takimet zyrtare në Pallatin Apostolik dhe u tërhoq në dhomën e pritjes në Shën Marta, brenda Vatikanit, ku ai qëndron.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb