VLORË

Lëvizja Socialiste për Integrim ka organizuar një takim të madh sot në Vlorë, ku merrte pjesë dhe kryetarja Monika Kryemadhi.

Takimi ka nisur me himnin kombëtar dhe më pas një vajzë e vogël ka përshëndetur me një këngë. Pas përshëndetjes së saj, Kryemadhi mori fjalën duke thënë se duhet të luftojmë fortë të gjithë që fëmijët të mos ikin nga Shqipëria.

“Dhe thonë që Vlora nuk ka më fëmijë se kanë ikur të gjithë. Është kjo mrekulli prandaj duhet të luftojmë fortë të gjithë që fëmijët tanë të mos ikin nga Shqipëria”, tha Kryemadhi.

Ndërkaq vajza ka marrë mikrofonin për të folur. “Kam vetëm një dëshirë që të votoni LSI-në, numrin 6”, tha vajza. Ndërsa Kryemadhi iu përgjigj: “Vdeksha unë o Zot”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: