Në studion e emisionit “Pika mbi i”, në “News 24” u debatua në lidhje me përdorimin e të dhënave personale nga databaza e E-Albania.

Gazetarja Klodiana Lala theksoi se ka zbuluar patronazhisten e saj, duke shtuar se të dhënat e qytetarëve po përdoren në mënyrë të paligjshme.

Doja të zbuloja nëse raportimet janë të sakta. Hyra në sistemin, që besoj se tashmë është në disa duar dhe kam dhënë të dhënat e mia personale. Ishte një person, vajzë, që nuk e njoh, dispononte numrin tim të celularit. Është rrjet që po përdor në mënyrë të paligjshme të dhënat personale. Kam publikuar emrin e vajzës që kishte patronazhin tim.

Mua më garanton ligji fshehtësi të votës. Patronazhistja ime ka ndërhyrë në të dhënat e mia personale. Po pres hetimin e SPAK. Njerëz të paautorizuar kanë informacion sekret për gjithësecilin nga ne. Interesi im nuk është personal, por publik. Është një sekt i paligjshëm publikon të dhënat personale, të dhënat mund të shkojnë tek kriminelët, të dhënat mund të përdoren për të dhënë kredi, për të vjedhur zgjedhjet etj dhe ky është shqetësim i madh. SPAK të japë përgjigje për këtë rast. Imagjino sikur të dhënat të shkojnë tek kriminelët”, deklaroi Lala.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb