Tre punëtorë kanë vdekur pasi një ndërtesë 7 katëshe u shemb në Sihanoukville, qytet bregdetar në Kamboxhia.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet vendore që saktësojnë që edhe 18 punëtorë të tjerë janë plagosur.

Forcat e shpëtimit janë në aksion për të verifikuar nëse ka të tjerë të bllokuar nën gërmadha.

Në momentin e tragjedisë, në kantier ishin të paktën 50 njerëz. Nuk janë akoma të qarta shkaqet e shembjes së godinës, që ndodhi në orën 5 të mëngjesit, dhe që ishte në pronësi kineze.
Ministri i informacionit Khieu Kanharith tha që të gjithë punëtorët që humbën jetën ishin kamboxhian.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb