Një avokat i quajtur Michael Fine hipnotizonte femrat me qëllim që të kryente marrëdhënie seksuale me to. Atij iu bë një kamera e fshehtë nga një prej vajzave ‘viktima’ të tij. Avokati i divorcuar Michael Fine përdorte teknikat e hipnotizimit për të kryer aktet seksuale.

“Në numrin e tretë, ju nuk do të jeni në gjendje për të kontrolluar veten”, i thotë avokati 59 vjeçar një gruaje. Të paktën 6 gra kanë përfunduar në “rrjetën” e tij.

Avokati i divorcuar më 2014-n, ka pranuar akuzat. Një prej viktimave lexoi një deklaratë në gjykatë të hënë, duke theksuar se avokati e kishte manipuluar për tri javë.

“Unë shkova tek Michael Fine për të më ndihmuar, jo për t’u përballur me një situatë të tmerrshme dhe abuzive. Kam paguar atë për të më ndihmuar” tha gruaja. Avokatit ndërkohë i është hequr licenca si dhe është futur në regjistrin e abuzuesve seksualë. Tashmë do të vuajë dënimin me 12 vite burg.

https://www.youtube.com/watch?v=9nlQNLEs6Bo

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb