PRISHTINE – Një kamera e fshehtë, e përgatitur nga emisioni “Prive” për këngëtarin Blero, ku ishte inskenuar një rast i vjedhjes në banesën e tij, ka zbuluar se këngëtari mban armë në shtëpi.
Të gjitha dhomat e tij kanë qenë rrëmujë në momentin kur Blero ka hyrë në banesën e cila po filmohej gjatë gjithë kohës. Pasi kthehet artisti sheh kaosin dhe mendon se ka rënë pre e hajdutëve, për këtë arsye ai telefonon policinë.
Por Blero, kontakton edhe me babanë e tij në telefon të cilin e pyet se ku e ka fshehur alltinë (armën). Nuk dihet ende nëse Blero e posedon armën me leje apo jo, por ky zbulim u takon organeve të drejtësisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: