Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka publikuar sot një artikull të gazetës gjermane “Frankfurter Rundschau”, në lidhje me operacionin e ndërmarrë nga policia kundër kamerave të vendosura në rrugë nga grupet kriminale të mënyrë që të vëzhgonin lëvizjet e bluve.

Në një postim në Facebook, Noka tha se degradimi i shtetit ka arritur në atë pikë saqë klanet mafioze shërbejnë edhe si agjenci e mbikëqyrjes policore.

Ai ka shtuar se kryeministri Rama duhet të largohet për degradimin që i bëri shtetit shqiptar

Postimi plotë:
“Kamera të montuara ilegalisht mbi rrugët plot pluhur të Shqipërisë”. Kështu e përshkruan vendin tonë Frankfurter Rundschau, një nga gazetat më të mëdha gjermane.
Mafia monitoron rrugët e Shqipërisë, lëvizjet e Policisë së Shtetit dhe zyrtarëve të lartë të saj. Degradimi i shtetit ka arritur në atë pikë saqë klanet mafioze shërbejnë edhe si agjenci e mbikëqyrjes policore.
Qeveria i ka dorëzuar çelësat mafias, ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit. Përgjegjësia bie mbi kapoministrin. Duhet të ikë! Të japë dorëheqje për degradimin që i bëri shtetit shqiptar!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: